Sistemet kundër thyerjes (vjedhjes)
Sistemet kundër thyerjes (vjedhjes) janë pjesë shumë e ndjeshme e konceptit të përgjithshëm të sigurisë teknike. Për këtë arsye bazamenti i aktivitetit tonë si kompani e profesionalizuar e kësaj fushe, bazohet në analizën e problemit
të mbrojtjes së objektit dhe personave duke u përqendruar ne masat preventive, duke eleminuar burimet e rrezikut per ate object. Kjo në fazën e fundit shpie deri te sistemi optimal i mbrojtjes i “qepur” sipas masës së klientit. Në fushën e sistemeve kundër thyerjes përfaqësojmë programin e kompanive udhëheqëse të kësaj fushe Esser dhe Siemens Security Sustems, po ashtu edhe Pyronix, kompani e specializuar dhe prodhues i sistmeve për mbrojtje kundër thyrjes për objekte të vogla, të mesme dhe atyre rezidenciale.
Pajijsja e rrjetit NAC – 1001 (Netëork Alarm Communicator( komunikues alarmi TCP/IP dhe protocol shëndrrues. Shërben për pranimin e alarmeve klasikë nga cetrali i sistemit alarmues (Contact ID), të cilët shfrytëzojnë linjat e telefonisë statike për komunikim, dhe shëndrrimin e këtyre sinjaleve në rrjetin e sigurtë të komunikimit TCP/IP nëpërmjet FRAME relejevë, lidhjes me modem, ISDN-së, GPS, GPRS, linjës satelitore apo çfarëdo kanali tjetër komunikues i cili është në gjendje të përcjell protokolin TCP/IP.
Mbrojtja e perimetrit të jashtëm dhe detektimi i hyrjes në hapësirën e mbrojtur nënkupton përdorimin e barrierave infra të kuqe dhe atyre mikrovalore, kabllove me sensor detektues të vendosura nën tokë apo edhe ne rrethojën
mbrojtëse të objektit si dhe me mbikqyrje me anë të kamerave me detektim të lëvizjës.
Pages: 1 2



