Nëse gazrat ndezëse – eksploduese përzihen ne mënyrë të pakontrolluar me ajrin, mund të shkaktojnë rrezikshmëri të lartë për njerëzit dhe rrethinën. E një rëndësie qenësore është detektimi i hershëm dhe zakonisht këto sisteme të detektimit të gazrave rregullohen në tri nivele alarmi, që ndërlidhen me shkallën e përqendrimit të këtyre gazrave, këtu ndërlidhen edhe veprimet e sistemeve tjera si ndezja e sistemit të ventilimit, ndezja e sirenës, dritës vezulluese apo panos. Kompania Spanjolle Duran Electronica, me më shumë se 70.000 instalime të këtyre sistemeve në më shumë se 30 shtete, është lider Europian në këtë industri dhe përfaqëson një partner të besueshëm i cili është në gjendje të ofroje jo vetëm pajisje shumë kualitative dhe me jetëgjastësi të lartë, por edhe zgjidhje komplete të përpunuara në baze të kërkesës dhe dëshireës se klientëve të fundit.



