Detektimi dhe lajmërimi i zjarrit

vatra1Gjenerata me e re e mikroprocesorëve inteligjent  të detektorëve te grupimeve të prodhuesve të mirënjohur botëror,  Novar-Esser dhe Siemens Building Technologies, janë si rezultat i zhvillimit shumëvjeçarë dhe si i tillë është shembull i shkëlqyeshmërisë në integrimin e arritjeve më të reja teknologjike të kësaj fushe. Një kujdes i veçantë i është kushtuar disajnit i cili është përqendruar në funkcionalitet dhe jetëgjatësi, në të njejtën kohë janë përfshirë edhe trendet më të reja të teknologjisë së ndërtimit. Mbrojtja ndaj zjarrit dhe teknologjia e ndërtimtarisë tani pothuajse janë shkrirë në një, duke krijuar kështu një simbiozë harmonike.

Në sistemet e lajmërimit të zjarrit e detyrueshme është detektimi i zjarrit në fazën sa më të hershme të mundshme, në mënyrë që të mundësohet ndërhyrja sa më parë dhe kështu të ulen dëmet e m

vatra2

undshme në nivelin më të ultë të tyre. Te mbrojtja e hapsirave nga zjarri siç janë: server dhomat, laboratoret, arkivat dhe të ngjashme, çdo vonesë në intervenim në rast të situatës së incidentit me zjarr mund të ketë pasoja të pa përshkrueshme. Për këtë arsye sistemi i fikjës së zjarrit është shtojcë logjike në sitemin e detektimit të zjarrit, por me kusht të një teknologjie të përsosur të sistemit për fikje zjarri. Me këtë

vatra8

nënkuptohet përdorimi i detektorëve interaktiv, të cilët janë në pëpruthshmëri me standardet e rrepta të sigurisë (VdS). Një sistem i jostabil dhe i teknologjië së dobët për detektimin e zjarrit, mund të shkaktojë

edhe alarme të rrejshme zjarri dhe në këtë mënyrë të aktivizojë sistemin për fikjen e zjarrit pa nevojë.